Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Shëndetësisë: 76-vjeçarja tek Infektivi nuk vdiq nga koronavirusi


Një grua e moshuar ka ndërruar jetë sot shërbimin infektiv. Por Ministria e Shëndetësisë ka përgënjeshtruar lajmin që ajo ka vdekur nga koronavirusi, pavarësisht se ajo ishte e infektuar.

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria e Shëndetësisë thotë se 76-vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e tumorit të pankreasit ndërsa për koronavirusin ishte asimptomatike.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Còvid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi mbatëse me Còvid19.

Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar”, thuhet në njoftim.

Deri tani numri zyrtar i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë është 33, ndërsa janë infektuar gjithsej 1143 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *