Vendosni fjalën kyçe....

Prostitucion, kanosje e drogë – OFL u nis formularët 4 të dënuarve për krimet e rënda


Këtë të hënë Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar në qytetin e Beratit, ku u ka kërkuar deklarimin e pasurisë brenda 48 orësh katër personave.

Bëhet fjalë për shtetasit: Myrteza Toto, Edison Bega, Donald Lavdari dhe Aleks Prifti.

Dy të parët të dënuar në Itali për shfrytëzim prosticioni, ndërsa dy të tjerët të dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe marrje me dhunë të pasurisë.

DETAJET E POLICISË

 Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo kríme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrím për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– M. T., banues në Berat, i dënuar me vendim të Gjykatës Penale të Veronës, Itali, për veprën penale “Shfrytëzim pròstitucioni” në rrethana rënduese, vendim i njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat; – E. B., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Shfrytëzim pròstitucioni me të mitur dhe të rritur”, “Favorizim pròstitucioni me të mitur dhe të rritur” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kríminale”, me vendim të njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat;

– D. L., banues në Poliçan, në ndjekje gjyqësore nga autoritetet spanjolle, për veprën penale “Përdorim dhe shpërndarje e lëndëve narkotike”;

 – A. P., banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krímet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrím, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krími, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *