Vendosni fjalën kyçe....

Fuoristrada aksidentohet në aksin Pukë-Qelëz, 3 të plagosur


Një aksident automobilistik ka ndodhur në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, ku një fuoristradë është batuar në një nga kthesat e rrugës në Dedaj.

Tre nga pesë personat që ndodheshin në mjet transportohen në spitalin e Pukës, dy prej të cilëve më rëndë.

Shkak për aksidentin mendohet se është bërë mos-funksionimi i frenave në momentin e hyrjes në kthesë.