Vendosni fjalën kyçe....

Opozita i nis letër Gjiknurit dhe Hajdarit, propozojnë takim ditën e hënë


Opozita propozon ditën e hënë për mbledhjen e grupit politik për Reformën Zgjedhore.

Dy përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi i PD-së dhe Petrit Vasili i LSI-së u kanë dërguar një letër përfaqësuesve parlamentarë në ketë grup Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit.

 “Reforma aktuale ka filluar me kërkesë të Opozitës në 2017 dhe falë veprimeve të njëanshme për minimin e saj nga shumica qeverisëse, ka qene e pamundur përmbyllja e saj”– thuhet në letrën e opozitës, ku përmendet se për shkak të shkeljes së standardeve nga ana e mazhorancës për 3 procese zgjedhore me radhë, reforma zgjedhore është rikthyer si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.

Letra u është dërguar për dijeni edhe partnerëve ndërkombëtarë të përfshirë në proces, BE, SHBA, OSBE dhe KiE. VAsili e Bylykbashki theksojnë vullnetin e opozitës së bashkuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa akuzojnë maxhorancën se ka bërë përpjekje për të dështuar procesin.

 “Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike”- thuhet në letër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *