Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohej për trafik droge, arrestohet në Durrës 33-vjeçari


Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Durrës pasditen e sotme.

Sipas policisë, 33-vjeçari me inicialet A.D., banues në fshatin Katund në Sukth, ishte në kërkim për trafik lëndësh narkotike.

Njoftimi i plotë i policisë:  

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim .

Një tjetër person i kërkuar për trafik të narkotikëve vihet në pranga.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim , kapën dhe ndaluan shtetasin :

-A.D.,33 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës.

Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg “, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *