Vendosni fjalën kyçe....

Premtoi në program rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar, Rilindja mbas 7 vitesh e shemb


Partia Socialiste në programin e saj për të fituar zgjedhjet në vitin 2013 një nga pikat për kulturën kishte në fokus rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar.

Edhe pse kryetari i saj dhe kryeministri i tanishëm Edi Rama ka një periudhë 20 vjeçare që kërkonte shembjen e Teatrit Kombëtar përsëri në partinë socialiste programi ishte rikonstruksioni sipas standardeve evropiane.

Por pas 7 vjetësh, Partia Socialiste devijon nga programi dhe mbështet idenë e Ramës për të prishur teatrin duke çuar në 17 maj fadromat.