Vendosni fjalën kyçe....

Ortek bore në Brezovicë, humb jetën zv/ministri në qeverinë e Kosovës


Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se një person  ka humbur jetën në Brezovicë ndërsa  personi tjetër ka shpëtuar.

“Njëri ka vdekur”, ka thënë një epror i lartë i Policisë së Kosovë.

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Express vdekjen e Arian Dacit në Brezovicë për shkak të një orteku bore.

Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur, derisa po dyshohet se edhe tjetri ka ndërruar jetë, ndonëse ende nuk ka konfirmim zyrtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *