Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhja e presidentit të ri/ Balla injoron Komisionin e Rithemelimit: S’e njoh


Në konferencën e sotme me gazetarët, Taulant Balla propozoi që të martën pasdite të mbahej një mbledhje me tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Enkelejd Alibeajn, Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën, për zgjedhjen e presidentit të ri.

Gazetarët e pyetën atë se për ëfarë arsye nuk ka thirrur edhe përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit.

Kësaj pyetjeje Balla iu përgjigjse nuk njihte një grup parlamentar me këtë emër.

“Historikisht në Kuvend njoh të gjitha proceset që kanë ndodhur nga 2002, konsultimet janë zhvilluar brenda Kuvendit, Kushtetua parasheh konsultime brenda Kuvendit. Nuk di që në Kuvend të ketë një grup parlamentar me emrin Komisioni i Rithemelimit, nuk ka grup parlamentar me këtë emër, nëse do kishte do ishte grupi i pestë në Kuvend. Nuk ka kështu që s’e njoh.”- tha Balla.

Gjatë fjalës së tij, Balla shpjegoi arsyet se pse Partia Socialiste kërkon konsultim publik kur i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur vetë presidentin që do.

“Unë fola për dialog, natyrshëm që është e vërtetë ajo që thoni PS i ka numrat e mjaftueshme për ta zgjedhur në raundin e 4 apo të 5, por duam që ky proces të jetë në frymë sipas Kushtetutës e standard për gjithë proceset e zgjedhje së Presidentit nga sot e këtej.

Ky proces i gjerë konsultimi mes vetes, me grupet parlamentare, me shoqërinë civile me publikun, duam të kemi një president që realisht ta përfaqësojë unitetin e popullit, të jetë kryetar shteti që i ka hije Shqipërisë, një vend që gjatë këtij viti në qershor të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, e natyrshëm që Presidenti të dijë të respektojë të qenurit mbi palët jo një palë mes palëve.”– tha Balla.