Vendosni fjalën kyçe....

Me maskë veç para kamerave? Gazetarja e CNN-it kapet mat, pasi kishte kritikuar Trump-in pse s’mbante maskë


Kaitlan Collins, gazetarja në këmbë

Korrespondentja e CNN-it, Kaitlan Collins është kapur duke hequr maskën e fytyrës, pas një konference në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë që më parë kishte kritikuar presidentin Donald Trump se pse ai nuk mbante maskë në publik.

Përdorimi i maskës ishte opsional, dhe gazetarja e CNN-it si shumica e kolegëve të saj kishte zgjedhur ta vinte maskën gjatë konferencës së të premtes.

Mirëpo, kur zëdhënësja Kayleigh McEnany u largua nga podiumi dhe duke menduar se kamerat u fikën, Collins menjëherë e hoqi maskën. Në të njëjtën ditë, ajo i kishte kërkuar llogari Trump gjatë konferencës për shtyp se përse nuk mbante maskë.

“Zoti president, a mund të sqaroni pse disa prej jush kanë maskë dhe disa jo? “ – i kërkonte Collins llogari Trump-it. Por mesa duket vetë maskën e mbante vetëm për dukje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *