Vendosni fjalën kyçe....

Elbasan, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotike, pranga 51-vjeçarit 


Një 51-vjeçar është arrestuar në Elbasan në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. 51-vjeçari Uliks Pajenga ka rënë në pranga pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.   

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

Uliks Pajenga, 51 vjeç, banues në Elbasan.  

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.