Vendosni fjalën kyçe....

Trump pushon nga puna inspektorin e përgjithshëm të DASH-it


Presidenti amerikan Donald Trump, ka pushuar nga puna Inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, Steve Linick.

Trump tha që Linick nuk kishte më besimin e tij dhe se ai do të hiqej brenda 30 ditësh. Siç shkruan BBC, Linick kishte filluar hetimin e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për dyshime të shpërdorimit të detyrës.

Demokratët thonë se Trump po hakmerret ndaj shërbyesve publikë që duan t’i tregojnë përgjegjësite administratës së tij.

“Është thelbësore që unë të kem besimin e plotë në të emëruarit që shërbejnë si inspektorë të përgjithshëm. Ky nuk është më rasti në lidhje me këtë inspektor të përgjithshëm”- citohet të thotë Trump në një letër dërguar kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Jo shumë kohë pasi u dha lajmi për shkarkimin e Linick, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme tha që Linick kishte hapur një hetim për sekretarin e shtetit Mike Pompeo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *