Vendosni fjalën kyçe....

Lufta/ Ushtria ruse sulmon me raketa Donetskun, 2 të vrarë dhe 6 të plagosur


Ukrainian rescue workers clear debris as fire fighters extinguish a fire at the site of a missile attack in Kharkiv on January 23, 2024. Dozens of people were injured and two killed following an overnight aerial barrage by Russian forces targeting the Ukrainian capital Kyiv and the second-largest city Kharkiv, officials said on January 23, 2024. (Photo by SERGEY BOBOK / AFP) (Photo by SERGEY BOBOK/AFP via Getty Images)

Sulmet me raketa ruse në rajonin ukrainas të Donetskut, kanë vrarë dy persona, ndërkaq gjatë një sulmi me dron në qytetin verilindor të Harkivit janë plagosur gjashtë të tjerë, thanë zyrtarët më 5 maj.

Sulmet u kryen në ditën kur të krishterët ortodoksë në Ukrainë dhe Rusi po kremtojnë Pashkët.

“Në Porovsk, sulmet me raketa vranë dy persona dhe dëmtuan një shtëpi”, shkroi në Telegram guvernatori i rajonit lindor të Donjeckut, Vadim Filashkin.

Pokrovski gjendet rreth 60 kilometra në veriperëndim të qytetit të Donetskut, që është nën pushtimin rus.

Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia ka kryer sulme me 24 dronë Shahed, të prodhimit iranianë, gjatë naftës, 23 prej të cilëve janë rrëzuar.

“Një shtëpi është djegur si pasojë e sulmeve me Shahed. Gjashtë persona janë plagosur, përfshirë një vajzë 9-vjeçare”, shkroi në Telegram guvernatori i Harkivit, Oleg Synegubov.

Në Rusi dhe Ukrainë, udhëheqësit kanë përdorur festën fetare për të bashkuar shoqërinë rreth përpjekjeve të luftës.

Presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, përmes një video-mesazhi të incizuar në Katedralen e Shën Sofisë në Kiv, tha se “ne besojmë që Zoti ka një emblemë në sup me flamurin e ukrainas. Prandaj, me një aleat të tillë, jeta do të mposht vdekjen”.

Ndërkaq, Putin në mesazhin e tij për Pashkë, falënderoi patriarkun Kirill për “bashkëpunimin e frytshëm në këtë kohë të vështirë kur është shumë e rëndësishme që ne të bashkohemi në përpjekjet tona për zhvillimin dhe forcimin e atdheut tonë”.

VINI: Ky material është pronësi intelektuale e REL