Vendosni fjalën kyçe....

Pronarët e restoranteve në protestë: S’e sjell nusja dhe dhëndri Covidin, kur lokalet sot i ke plot


Protestave kundër masave të Covid-19 iu janë bashkuar edhe pronarët e restoranteve të zonës së Kamzës. Ata pretendojnë se po falimentojnë nga ora policore që Ministria e Shëndetësisë ka vendosur si masë ndaj Covid-19.

Sipas pronarëve të restoranteve, rregullat e vendosura që pengojnë ceremonitë martesore po diferencojnë bizneset.

 “Policia e Shtetit ka detyra të tjera, jo të marrë shkopin dhe të vijë aty në biznesin tim. Kam paguar taksa, kam harxhuar para. S’ka lidhje covid-i kështu. Po edhe kështu, ‘mbylle ti’, ‘hape ti’, ‘ai bën’, ‘t’i s’bën’. Ne duam një ligj. Pse të më shoh polici mua me dyshim, kur unë i paguaj taksat.”- tha një prej protestuesve.

Ndërkohë një tjetër përfaqësues i biznesit tha se nuk janë nusja dhe dhëndri ata që transmetojnë Covid-in, në një kohë kur të gjitha lokalet janë plot.

“Ne duam një zgjedhje konkrete. Njerëzit kanë shpërndarë ftesat për dasma. Ata kanë shpërndarë ftesat, kanë ardhur nejrëzit nga Greqia e Italia. Ne duam një zgjidhje. Do kemi problem me dasmorët që kanë ndarë dasmat. Po u bënë për një, të bëhen për të gjithë.

Ata kanë shpërndarë ftesat për dasmat, si do të bëjmë tani? Çfarë të bëjmë? Kemi marrë kaparin, shpërndarë ftesat, kemi bërë organizimin. Të tëra.

Policia ka bërë punën e vet, merr urdhra e zbaton urdhrin. Nuk lejon grumbullim. Covidin sipas tyre e jep nusja e dhëndrri, ky është problemi, ndërkohë që lokalet i ke mbushur plot me njerëz. Këtë mendim besoj kanë të gjithë kolegët e mi.”- shprehet një tjetër.

Ai shton se nuk kërkojnë të shkelin distancën sociale, por t’i kryejnë ceremonitë martesore sipas disa masave të caktuara dhe numri i të ftuarve të caktohet edhe në varësi të përmasave të restorantit.