Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim: Më pëlqen të komunikoj drejtpërdrejt me qytetarët, Amerika ka marrëdhënie me popullin


Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim në një intervistë për Euro News Albania deklaroi se ka zgjedhur të komunikojë drejtpërdrejt me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale për të ditur se çfarë mendojnë ata.

Sipas ambasadores së SHBA-së, komentet qytetarëve ajo i lexon edhe vetë, dhe ka parë se shqiptarët e duan Amerikën.

“Pavarësisht sa i dua raportet që marr, sado e vlerësoj informacionin që marr nga stafi im, doja të dëgjoja drejtpërdrejt nga njerëzit. E shoh median sociale jo vetëm si mënyra që unë t’iu them njerëzve çfarë mendoj por edhe që njerëzit të më tregojnë mua. Në fakt i lexoj komentet – ndonjëherë është disi toksike, por i lexoj gjithsesi,” deklaroi ambasadorja.

Ajo u shpreh mjaft pozitive për komunikimin që ka me popullin e Shqipërisë dhe i cilësoi ata si shumë dashamirës ndaj SHBA dhe amerikanëve.

Shpresoj që populli shqiptar ta dijë që ndjenja është e ndërsjellë. Po ashtu e shohim Shqipërinë si mike e vërtetë dhe si mike shumë e veçantë” shtoi Kim.

Gazetarja Tare e pyeti më tej ambasadoren lidhur me marrëdhënien e SHBA me aktorët politikë në vend dhe pretendimet se diplomacisë shpesh i duhet të mbështesë stabilitetin.

Unë mendoj se ne punojmë më çdo qeveri që është në vend, e zgjedhur në mënyrë ligjore, dhe është në vendin e saj në mënyrë legjitime. Kjo është puna jonë, ne nuk diskriminojmë. Por pavarësisht qeverive të zgjedhura, marrëdhënia jonë është me popullin shqiptar, me Shqipërinë si vend, jo me ndonjë parti të veçantë. Unë përpiqem të komunikoj dhe të flas dhe të prek sa më shumë njerëz që të mundem. Ju pyetët më parë përse jam kaq aktive në mediat sociale; është pikërisht për këtë arsye, sepse marrëdhënia është shumë e gjerë dhe marrëdhënia e shkëlqyer që kemi me qeverinë shqiptare është prej elementeve të saj, dhe unë e vlerësoj tërësinë e saj”-deklaroi Ambasadorja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *