Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen pamjet e rralla të bosit meksikan të drogës “El Chapo” nga burgu i sigurisë së lartë


I veshur me një uniformë ngjyrë bezhë me numrin ‘3870’, mbreti i kapur i drogës iu përgjigj pyetjeve të rojes së burgut meksikan me qetësi, pa e ngritur kokën lart, ndërsa pastroi bojën e gishtit të zi nga duart e tij.

Alias? ‘El Chapo’

Profesioni? ‘Fermer’

Intervista është pjesë e një videoje të bërë 4 vjet më parë e të publikuar këtë javë që duket se ofron pamjet e rralla të baronit famëkeq meksikan të drogës, Joaquin Guzman, i cili tani është në një burg të sigurisë së lartë në SHBA ku është dënuar me burgim të përjetshëm.

Në pamjet duket El Chapo që teksa qethet nga polici i burgut si dhe pamje të tjera të tij në qeli.

Arrestimi i Guzman pasoi dy arratisje të mëparshme përmes një tuneli të gjatë nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *