Vendosni fjalën kyçe....

U dëmtua nga tërmeti, shembet me shpërthim të komanduar pallati 6 katësh te Shkëmbi i Kavajës


Shembet me shpërthim të komanduar një ndërtesë 6 katëshe në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës në Durrës. 

Specialistët e batalioniot xhenier të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura e kanë shembur ndërtesën në orët e paradites. Në trupin e kësaj godine u hapën 200 dhe u përdorën 6 kg eksploziv c4. 

Specialistët xhenio në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Teritorit (IKMT) prej disa ditësh punuan për kryerjen e punimeve përgatitore për shembjen e pallatit, të konsideruar si të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit 2020.

Kati i parë i godinës ka qenë tërësisht i shkatërruar, çka e ka vështirësuar punën e forcave xhenio.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *