Vendosni fjalën kyçe....

Shpërbëhet skema e zhvatjes në Itali, arrestohen 4 shtetas serbë të cilët silleshin si “sheikë”, sekuestrohen miliona euro pasuri


Policia në Itali ka shpërbërë skemën e mashtrimit të krijuar nga katër shtetas me origjinë serbe.

Të arrestuarit visheshin si “sheikët” arabë dhe më pas bindnin persona të ndryshëm nga kujdestarët jashtë vendeve (Kuba, India, Rusia, Dubai, Kina dhe Hong Kongu) për të investuar shuma të mëdha dhe më pas i futnin në Itali nëpërmjet kanaleve jo zyrtare.

Më pas paratë i ktheheshin por ishin false.

Pas dy vitesh hetime, Guardia di Finanza në Varese, arriti të zbulonte një bandë duke arrestuar katër prej tyre, të gjithë serbë që jetojnë në Lombardi dhe kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Policia sekuestroi 2.4 milion euro pasuri, përfshirë tre vila, 2 shtëpi, 9 apartamente dhe 2 sipërfaqe toke si dhe piktura dhe orë të shtrenjta.  Të arrestuarit janë të moshës 33, 37, 45 dhe 48 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *