Vendosni fjalën kyçe....

Man.United në garë për sulmuesin e Napolit


Manchester Unitedi i është bashkuar Evertonit, Arsenalit dhe Tottenhamit në garë për sulmuesin e Napolit, Lozano.

Përfaqësuesi i Meksikës i kushtoi klubit italian gati 40 milionë euro ta blerë nga PSV Eindhoven vitin e kaluar dhe çmimi i tij këtë verë pritet të jetë përafërsisht i njëjtë.

Ai ka dështuar ta tregojë veten në Stadio San Paolo dhe taktikat e trajnerit Gennaro Gattuso nuk iu përshtatet mirë atij.

Evertoni konsiderohej si favorit, pasi Carlo Ancelotti ishte trajner i Napolit kur u ble Lozano.

Arsenali dhe Tottenhami janë po ashtu në garë për të, por Corriere dello Sport raporton se Manchester Unitedi ka shfaqur interesim për të papritmas dhe befas.

Sipas gazetës italiane arsyeja mund të jetë marketingu pasi Lozano ka shumë ndjekës në Meksikë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *