Vendosni fjalën kyçe....

Tenderi i ushqimeve, SPAK merr në pyetje 3 zyrtarë


Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka nisur marrjen në pyetje të zyrtarëve shtetërorë në lidhje me tenderin e blerjes së ushqimeve dhe artikujve të përdorur për të ndihmuar popullatën gjatë pandemisë së koronavirusit të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, raporton News 24.

Shtetasit Ylli Ymeri kryetar dhe Dafina Meca dhe Adriatik Dapaj, anëtarë të Komisioneve të Vlerësimit janë marrë në pyetje nga hetuesit e SPAK që po trajtojnë dosjen e tenderave të denoncuar nga opozita.

Tre zyrtarët kanë dhënë shpjegime në lidhje me procedurat e ndjekura dhe kriteret që kanë përdorur për përzgjedhjen e kompanive fituese në tenderat e zhvilluara gjatë pandemisë.

Partia Demokratike akuzoi publikisht dhe zyrtarisht Ministrinë e Mbrojtjes për tenderin prej 1.5 milionë euro që iu dha kompanisë së kompjuterave “Eurovia” nga Maqedonia e Veriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *