Vendosni fjalën kyçe....

5 Maji bën bashkë Metën, Ramën e Ruçin – Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve


Ditën e sotme kalendari shënon 5 maj, dhe sot është dita kur shqiptarët nderojnë dëshmorët e atdheut. Ky rast ka bërë sot bashkë,presidentin e vendit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në një ceremoni, të tre bashkë kanë nderuar dëshmorët duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”. Të tre u munduan të ruajnë distancën mes tyre.

“Sot buqeta me lule të freskëta në Monumentin “Nënë Shqipëri” është përbetimi se Shqipëria meriton gjithshka dhe është mbi gjithshka”– shkruan Ruçi ne mesazhin e tij, duke shtuar se është krenar që kontribuoi që Kuvendi i Shqipërisë të përmirësojë ligjin “Për statusin e dëshmorit të atdheut”, për të respektuar e nderuar më shumë dëshmorët, familjet dhe organizatat e tyre.

Gjatë ceremonisë, gazetarët e pyetën Metën për çështjen e kreut të KED-së Ardian Dvorani. Por ai u ndal vetëm tek kontributi i dëshmorëve: “Sot është dita e dëshmorëve, është dita e nderimit tonë për ata që kanë dhënë jetën dhe gjithçka për vendin tonë, kështu që është një ditë për të shprehur jo vetëm përulësi ndaj veprës së tyre, por edhe për të përshëndetur familjarët dhe pasardhërist e tyre.  Është një ditë për tu angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike të realizohet plotësisht”.

Përpara tyre, ishte dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste, pas bombës në ish-ambasadën sovjetike. Basha u përkul me nderim dhe përpara Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *