Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Protesta për rritjen e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë turp kombëtar, do hyjë në histori


Kryeministri Rama e quajti protestën që po zhvillohet prej disa ditësh në vend si një turp kombëtar.

Gjatë një bashkëbisedimi me biznesmenë e qytetarë në Durrës kreu i qeverisë tha se i respekton protestat por theksoi se qeveria u vu në lëvizje që në fillim pas rritjes së çmimeve për shkak të l;uftës ë Ukrainë.

Ai e cilësoi në disa raste protestën si një turp kombëtar që do hyjë në histori.

“Protesta është një turp kombëtar. Se unë e kuptoj që kaloj një muaj, dy muaj dhe qeveria nuk reagoi.  Këtë e kutoj dhe qytetarët do kishin të drejtë të thonin, po mirë lufta atje po ti çfarë po bën këtu. Kur unë dal në fillim të javës sa ka nisur të shfaqet gjëja dalin disa personazhe që më janë bërë si ato që ju vijnë juve për festa nga Italia. I dalloj nga zëri, ju betohem si komshinjtë tuaj që i dalloni nga zëri kur vijnë nga jashtë. I dalloj nga zërat, i dalloj nga bejtet. Janë po ato. Disa prej tyre janë personazhe që po të shohësh se nga vijnë është të vësh duart në kokë, sa vuajnë disa për lekë. Kjo protestë është turp, do hyjë në histori kjo protestë. Patjetër që kjo do hyjë aty, kjo protestë. Mungesë dinjiteti, karakteri.” – tha Rama.