Vendosni fjalën kyçe....

Silva Bino mesazh qytetarëve: Virusi nuk është zhdukur, tregohuni të përgjegjshëm


Ndërkohë që vendi është futur në fazën e hapjes pas bllokimit për shkak të koronavirusit, specialistja e ISHP-së Silva Bino, iu drejtohet me një mesazh të gjithë qytetarëve.

Përmes një videoje, Bino u kërkon qytetarëve të tregohen të kujdesshëm pasi virusi vijon të jetë mes nesh edhe gjatë lehtësimit të masave.

Ajo bën thirrje për ruajtje të distancës, zbatim të rregullave të higjienës dhe përdorimit të maskave në supërmarkete dhe vende publike.

“Kam një mesazh për të gjithë qytetarët, pasi jemi në fazën e hapjes, lëvizjes, dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Virusi nuk është zhdukur, as nga Shqipëria, as nga Evropa dhe as nga bota. Virusi qarkullon dhe për këtë ne duhet të jemi të kujdesshëm. Pavarësisht se dalim, duhet të jemi të përgjegjshëm për sjelljen tonë, pasi sjellja individuale është shumë e rëndësishme në këtë fazë. Faza që kaloi na ndihmoi të zbusnim kurbën e sëmundjes, që të mos kishim një ritëm të lartë të sëmundjes, të përhapjes së sëmundjes, por aktualisht ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe gjithë atë muaj të sakrificës ta kemi në favorin tonë.

Për këtë, janë sjelljet e qytetarëve, që duhet të jenë sa më të përgjegjshmë, pra të mos përqafohen, të mos shtrëngojnë duart, por të ruajnë distancë me njëri-tjetrin, pasi virusi mund të transmetohet gjatë përqafimeve, prekjes së duarve apo objekteve. Ruajtja e distancës, higjiena, mbajtja e maskës në mjedise të grumbulluara, në markete a dyqane që kanë mbi dy veta, do të na ndihmonte të ruanim veten dhe personat e tjerë.”– shprehet Bino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *