Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në SHBA, vriten 22 persona, autori ende në kërkim


Një masakër e rëndë ka ndodhur në shtetin Maine të SHBA-së ku një person i armatosur ka shkaktuar dhjetëra viktima.

Qindra policë kontrolluan qytetin e Lewiston dhe zonat përreth të shtetit Maine për të kapur autorin e dyshuar të të shtënave masive, shkruan Reuters.

Mediat raportojnë se numri i të vdekurve ishte mes 16 e 22, kurse dhjetëra persna të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 Zyrtarët thanë se kishte shumë viktima, por nuk pranuan të japin shifra. Policia e shtetit dhe ajo lokale identifikuan Robert R. Card, 40 vjeç, si të dyshuar për rastin, pasi kishte postuar më parë në Facebook fotografi të një burri që mbante atë që dukej të ishte një pushkë gjysmë automatike. Fotografitë nga një nga skenat e krimit të së mërkurës tregonin një burrë me mjekër me kapuç kafe dhe xhinse, duke mbajtur armën në pozicionin e qitjes.

Disa media raportuan se një buletin i policisë në Maine e identifikoi Card si një instruktor të stërvitur për armë zjarri dhe anëtar i rezervës së Ushtrisë Amerikane, i cili kohët e fundit raportoi se kishte probleme me shëndetin mendor, duke përfshirë dëgjimin e zërave. Buletini gjithashtu tha se ai kërcënoi se do qëllonte një bazë të Gardës Kombëtare.

“Card u raportua gjithashtu se ishte angazhuar në një institucion të shëndetit mendor për dy javë gjatë verës 2023 dhe u nxorr më pas.” – thuhej në njoftimin nga Qendra e Informacionit dhe Analizës në Maine.

Reuters nuk mund ta vërtetonte buletinin. Associated Press raportoi se ajo u shpërnda tek zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Bari dhe rrugica e bowling-ut ku ndodhi masakra janë rreth 6.5 km larg njëra-tjetrës në Leëiston, një ish- qendër tekstili dhe qytet me 38,000 banorë në kontenë Androscoggin rreth 56 km në veri të qytetit më të madh të Maine, Portland.

Nëse konfirmohet numri i të vdekurve, masakra do ishte më vdekjeprurësja në Shtetet e Bashkuara që nga gushti 2019, kur një person i armatosur hapi zjarr ndaj blerësve në një supermarket ‘Walmart’ në El Paso me një automatik AK-47, duke vrarë 23 persona.

22 vdekjet do ishin në të njëjtin nivel me numrin e vrasjeve që ndodhin normalisht në Maine çdo vit. Numri i vrasjeve vjetore në shtet është luhatur midis 16 dhe 29 që nga viti 2012, sipas Policisë së Shtetit të Maine.

Të shtënat masive më vdekjeprurëse të regjistruara në SHBA është masakra e 58 personave nga një person i armatosur që qëlloi në një festival të muzikës country në Las Vegas nga një hotel shumëkatësh në vitin 2017.