Vendosni fjalën kyçe....

Rama publikon pamjet e punimeve për stadiumin e Kukësit: Një selam për përqeshësit


Një ditë më parë publikoi një video nga punimet për aeroportin e Kukësit, e sot një tjetër video për stadiumin e ri të këtij qyteti, ”Zeqir Ymeri”.

Rama thotë se ky është një selam për përqeshësit që thoshin se projekti për stadiumin e ri ishte vetëm një mashtrim 3D.

 “MIRËMËNGJES

me një tjetër projekt të premtuar për Kukësin që po kalon nga 3D në realitet (dhe një selam për përqeshësit e kësaj faqeje, që nuk pushuan së shari e së thëni se ishte thjesht një mashtrim 3D)”– shkruan Rama krahas videos.

Projekti i publikuar nga kryeministri është për një stadium me kapacitet 10 mijë vendësh, dhe vlera e tij shkon deri në 3.5 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *