Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool i ofron Lovren Napolit në këmbim të Koulibaly


Mbrojtësi kroat i Liverpoolit i është ofruar ekipit të Napolit, pasi të kuqtë e Jurgen Klopp, duan shërbimet e Kalidou Koulibaly.

Mbrojtësi senegalez i Napolit është prej disa sezonesh një ndër futbollistët më të mirë në rolin e tij dhe ofertat për të, nuk kanë munguar. Madje verën e shkuar, Napoli refuzoi një ofertë plot 90 milion sterlina nga Manchester United.

Por në këtë merkato vere, duket se Koulibaly do të transferohet në Premier League, më saktë te Liverpool, pasi të kuqtë kanë një plan të qartë: Dejan Lovren+para për shërbimet e senegalezit. Mediat italiane raportojnë se Klopp e dëshiron me çdo kusht Koulibalyn në Anfield dhe oferta mund të arrijë deri në 50 milion euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *