Vendosni fjalën kyçe....

Sa u blenë maskat në tenderin e ministrisë? Manastirliu i shmanget pyetjeve duke i quajtur shpifje akuzat


Qeveria është akuzuar drejtpërdrejt nga opozita lidhur me zhvillimin e tenderave sekretë dhe me çmime të larta në blerjen e pajisjeve mjekësore.

Në një lidhje direkt me emisionin “Opinion” të datës 23 prill ish-kryeministri Sali Berisha në mënyrë të tërthortë pyeti ministren lidhur me kostot e maskave duke e akuzuar se ministria i ka blerë me dyfishin e çmimit.

Ato maska që në farmaci blihen me 3 mijë apo 4 mijë lekë, në Milano i gjen me 70 cent, i bleve me 8 mijë lekë me shumicë, me kë i ndave paratë i ndave me Edi Ramën?”- tha Berisha.

Ndërsa ditën e sotme Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk dha një përgjigje lidhur me këto akuza madje ajo iu shmangu pyetjet duke i quajtur shpifje.

Sa turp më vjen kur e dëgjoj. Më vjen aq turp që ky njeri ka drejtuar vendin për aq shumë vite. Është një akuzë e shëmtuar. Nuk ka tendera sekretë dhe këtë e ka sqaruar edhe Kryeministri. Tenderat janë bazuar në VKM dhe janë procedura ligjore, janë në fletoren zyrtare dhe po të ishin sekret nuk do të botoheshin në fletoren zyrtare. Ja kemi hedhur poshtë akuzat, janë shifra imagjinare dhe kontratat që ata përmendin”-tha ministrja në emisionin “Opinion” në TV Klan.

Edhe pse moderatori i emisionit Blendi Fevziu e pyeti disa herë, lidhur me koston e një maskë në tenderin e ministrisë që ajo drejton, Manastirliu shmangu përgjigjen direkte.

Fevziu: Sa kushton një maskë në tenderin tuaj ?

Manastirliu: E kam thënë që është tërësisht shpifje dhe tashmë kjo çështje i përket organeve të Prokurorisë.

Fevziu: Sa kushton?

Manastirliu: Është shpifje, është shpifje dhe këtë do ta tregojnë organet e drejtësisë. Dhe këta që flasin në mënyrë të papërgjegjshme dhe akuzojnë, të mbajnë përgjegjësi për ato që thonë. Sa kohë që është gënjeshtër dhe shpifje, e kam thënë që një orë e më parë të vijnë organet e drejtësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *