Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motoçikletën në autostradën Lushnjë-Fier, humb jetën i riu


Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në autostradën Lushnjë-Fier. Mësohet se një automjet është përplasur me një motoçikletë rreth 1 km në dalje të autostradës Lushnjë-Fier, në drejtim të Divjakës.

Si pasojë e aksidentit, për fat të keq ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, A.Petro, 29-vjeç, në banues në Sopez.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë errësira dhe shpejtësia e mjetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *