Vendosni fjalën kyçe....

“Presidenti është këtu”-Zelensky poston videon që tregon se qeveria po qëndron në Kiev


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, postoi një video në mediat sociale duke treguar se është duke qëndruar përkrah zyrtarëve të tjerë të qeverisë dhe ku thotë se liderët e vendit nuk kishin ikur nga Kievi ndërsa forcat ruse hynë në qytet.

Kreu i Partisë është këtu, drejtuesi administrativ i presidencës është këtu, Kryeministri Shmyhal është këtu, këshilltari i Presidentit është këtu, Presidenti është këtu. Ne të gjithë jemi këtu, ushtarët tanë, qytetarët tanë janë këtu. Ne jemi këtu duke mbështetur pavarësinë tonë, vendin tonë dhe ne do vazhdojmë ta bëjmë. Lavdi mbrojtësve të Ukrainës, lavdi Ukrainës”-thotë Zelensky.