Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja tejkalon shifrën 1 milion të infektuarve me koronavirus


Numri i personave të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën 1 milion, sipas të dhënave e Universitetit Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Kinën në muajin mars me numrin më të madh të të infektuarve në gjithë botën.

Numri i personave të vdekur si pasojë e këtij virusi në SHBA ka arritur në 56,749, gjithashtu shifër rekorde në nivel botëror.

Për koronavirusin fillimisht është raportuar në Kinë në fund të vitit 2019.

Ky virus besohet se ka dalë nga një treg kafshësh në qytetin kinez, Vuhan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *