Vendosni fjalën kyçe....

A do ta bëjë Reformën Zgjedhore me Bashën? Rama: PD është katandisur në diçka që, është një histori unikale


I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës së mbajtur sot, Edi Rama iu përgjigj me ironi pyetjes se nëse do ta bëjë me Lulzim Bashën Reformën në Drejtësi.

Më tej ai tha se ka një Komision të Reformave Zgjedhore.

Edi Rama:

Ku është ky? Po më the në zyrën e tij s’do të pyes ku e ka zyrën e pastaj do të ngatërrohemi më keq. Të pyesësh a ta bësh reformën zgjedhore me Bashën,. Dhe Çuçi të thotë po, i bie të marrë një angazhim që mund të mos mbajë se ai mund të të mos shfaqet, dhe i bie që është një shaka më shumë se gjysma e së vërtetës.

PD është katandisur në diçka që, është një histori unikale.

Në këtë rast kemi një komision të reformave zgjedhore, dhe ai komision do të bëjë reformat zgjedhore. Komisioni ka mundësinë të na japi një propozim për draftin dhe do shohim sa vullnet do ketë në sallë, nëse do ketë 84 vota do kalojë, nëse jo nuk do kalojë.