Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi dhe Teuta ndalen tek barazimi duke ndarë pikët


Kukësi barazoi 0-0 me Teutën, në ndeshjen e luajtur në “Kukës Arena”. Verilindorët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 39-të, pas daljes me karton të kuq të Lalës.

Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, pavarësisht rasteve. Kështu, ekipi durrsak është në vendin e fundit të tabelës dhe do përballet me Partizanin në ndeshjen tjetër.  Në krahun tjetër, Kukësi luan në transfertë ndaj Erzenit.

Superliga shqiptare luan këtë pasdite edhe 2 sfida të tjera. Në program janë Dinamo-Laçi dhe pastaj spikat derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.