Vendosni fjalën kyçe....

Numërohen votat, Vetëvendosje fiton por bie 8% nga zgjedhjet e dhjetorit


Nga numërimi i më shumë se 99 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë afërsisht 43 për qind duke rënë me rreth 8 pikë në krahasim me zgjedhjet e 28 dhjetorit, pa u numëruar ende votat e diasporës.

Me rezultatet e deritanishme, Vetëvendosje ka 48 vende në Kuvend.

Ndërkohë partitë e opozitës kanë marrë përkatësisht PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

PDK-ja ka 21.5 për qind. Në zgjedhjet e dhjetorit kishte 20.09 për qind e në shkurt 2025 20.95 për qind.

LDK-ja ka 17.97 për qind, ndërsa në dhjetor i kishte 13.57 për qind. Në shkurt 2025 i kishte 18.27 për qind.

AAK-ja ka 7.23 për qind, ndërsa i kishte 7.06. për qind në shkurt. Në dhjetor ishte në rrezik me 5.66 për qind të votave.