Vendosni fjalën kyçe....

Greta Thunberg gjen jahtin miliona dollarësh për të shkuar në Spanjë


Aktivistja suedeze Greta Thunberg ka arritur të sigurojë një udhëtim nëpër Atlantik me një çift blogerësh. Edhe një herë, aktivistja do ta bëjë udhëtimin e saj në një jaht shumë të shtrenjtë.

Pas udhëtimit të saj në gusht nga Europa për në Nju Jork në bordin e një jahti garash prej 4 milion eurosh, Thunberg nisi një turne nëpër protestat dhe samitet për Ndryshimet Klimatike.

Kur samiti i klimës COP25 u zhvendos  nga Kili në Spanjë për shkak të trazirave politike, aktivistja suedeze mbeti në SHBA.

Duke shmangur avionët dhe anijet me djegie, opsionet e Thunberg ishin të kufizuara. Pasi kishte kërkuar ndihmë në rrjetet sociale, të martën ajo njoftoi se i ishte ofruar një vend në bordin e ‘La Vagabonde’, një jaht i cili është në pronësi të një çifti blogerësh dhe YouTubers australianë.

Varka nuk është aq e sofistikuar sa jahti ‘Malizia II’ prej 4 milion eurosh që e çoi në Amerikë. Megjithatë ka panele diellore për ta bërë udhëtimin sa më miqësor me mjedisin.

Por ashtu si ‘Malizia II’, as ky jaht nuk ofron zgjidhje praktike për adhuruesit e Thunberg. Bota e parashikuar nga Thunberg është plotësisht pa karburante fosile, por kjo është thjesht e pamundur për t’u realizuar.

Scott Fitzgerald thotë se “të pasurit janë të ndryshëm nga ju dhe unë.”

Pronarët e ‘La Vagabonde’ janë një çift blogerësh që blenë një jaht në vitin 2014 me një kosto prej më shumë se 130,000 dollarë australianë.

Pasi kishin punuar për disa vjet për të përballuar anijen, dyshja më pas filloi dokumentimin e udhëtimeve të tyre nëpër botë, duke mbledhur më shumë se një milion ndjekës në YouTube dhe duke përfituar përmes reklamave të ndryshme.

Anija e fundit iu dha atyre në një marrëveshje me ndërtuesin e jahteve Outremer, por ka një çmim prej 757,000 dollarësh.

Adhuruesit e Thunberg në Suedi kanë krijuar termin “turpi i fluturimit” për të sulmuar personat që ende guxojnë të kalojnë oqeanet me aviona, e jo me jahte miliona dollarëshe. BBC raportoi në shtator se pothuajse një e katërta e suedezëve kanë ndryshuar sjelljen e tyre fluturuese që kur termi hyri në fjalorin kombëtar.

Por pjesa më e madhe e jona mund të jetojë me fajin e të udhëtuarit me avion. Jo të gjithë mund të bindin blogerë të famshëm, që të marrin tre javë pushim nga puna e tyre për të bërë një udhëtim që me një avion mund të bëhet për gjashtë orë.

VINI RE: Ky artikull është pronë e RT, përshtatur në shqip me shkurtime nga Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *