Vendosni fjalën kyçe....

Miqësorja Shqipëri-Luksemburg, qytetarët zgjedhin sheshin në vend të stadiumit


Pavarësisht se Kombëtarja shqiptare po luan në Tiranë një ndeshje miqësore ndaj Luksemburgut, shumë qytetarë kanë zgjedhur t’i bashkohen protestës para Kryeministrisë.

Ndërsa në shesh është vërejtur një pjesëmarrje e madhe e protestuesve, tribunat e stadiumit “Air Albania” janë paraqitur me pak tifozë. Edhe grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, përmes një postimi në rrjetet sociale u shprehen, “Stadiumi ynë SOT është sheshi! Hiqni durt’ prej nanës Shqipni!”

Kjo është dita e shtatë radhazi e protestës në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të shprehin pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre ndaj qeverisë.