
Shqipëria po zhvillon ndeshjen e dytë miqësore të muajit qershor përballë Luksemburgut, vetëm pak ditë pas humbjes 1-0 ndaj Izraelit në stadiumin “Air Albania”.
Pas 45 minutave të para, është Luksemburgu që kryeson me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në pjesën e parë, ndërsa miqtë shfrytëzuan rastin e tyre për të kaluar në avantazh.
Pavarësisht se Kombëtarja shqiptare po luan në Tiranë një ndeshje miqësore ndaj Luksemburgut, shumë qytetarë kanë zgjedhur t’i bashkohen protestës para Kryeministrisë.
Ndërsa në shesh është vërejtur një pjesëmarrje e madhe e protestuesve, tribunat e stadiumit “Air Albania” janë paraqitur me pak tifozë. Edhe grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, përmes një postimi në rrjetet sociale u shprehen, “Stadiumi ynë SOT është sheshi! Hiqni durt’ prej nanës Shqipni!”