Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Pogradec-Lin, plagosen pesë persona


Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Udënisht.

Raportohet se nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur 5 persona të plagosur.

Një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë dhe po transportohet drejt spitalit të Tiranës. Katër të plagosurit e tjerë po mjekohen në spitalin e Pogradecit.

Mes të plagosurve ka edhe 3 fëmijë. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar.