Vendosni fjalën kyçe....

“S’mund ta mbyllni Amerikën, shkarkojeni fashistin Fauci” – Protesta në SHBA kundër kufizimeve


Teksanët u mblodhën para ndërtesës qeveritare në kryeqytetin e shtetit, Austin, për të protestuar ndaj masave të bllokimit lidhur me Covid-19, duke refuzuar të praktikonin distancim shoqëror dhe bënë thirrje për shkarkimin e shefit të Task Force të ngritur nga Shtëpia e Bardhë, Anthony Fauci.

Në protestën e së shtunës qytetarët mbanin në duar pankarta me mesazhet ‘Ju nuk Mund ta Mbyllni Amerikën’ dhe ‘Fauci është fashist’.

Fauci, i cili kryeson Task Force është parë nga shumë njerëz me bindje të djathta se është më shumë në favor të zgjatjes së masave bllokuese dhe distancuese sociale sesa presidenti Trump.

Demonstrata kundër masave të bllokimit kanë ndodhur në shtetet e tjera të SHBA-së si Michigan e Minnesota dhe të tjera janë planifikuar në vende si Maine në ditët e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *