Vendosni fjalën kyçe....

“Po mbahemi peng” – Guvernatori i Minesotës lehtëson masat pas protestës së qytetarëve (Video)


Guvernatori i Minesotës, SHBA, Tim Walz ka lehtësuar masat e kontrollit të Covid-19, duke ulur kufizimet për veprimtaritë në natyrë, teksa banorët e zemëruar kanë dalë në rrugë për të kërkuar dhënien fund të bllokimit.

Ndërsa disa forma të argëtimit në natyrë ishin të lejuara nën një urdhër të mëparshëm, një grup biznesesh do të lejohen të rihapen pas urdhrit ekzekutiv të së premtes, duke përfshirë kurset e golfit, shëtitjet në parqe të menaxhuara private, dyqanet e veglave të peshkimit, dyqanet e riparimit të automjete e disa veprimtari të tjera.

Rregullat e reja erdhën pas një proteste nga banorët e Minesota, të cilët u mblodhën jashtë rezidencës së guvernatorit për t’i bërë thirrje zyrtarëve të shfuqizonin urdhrin e qëndrimit në shtëpi, në fuqi që nga fundi i marsit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *