Vendosni fjalën kyçe....

Ku janë 9 rastet e reja me koronavirus në vend (HARTA)


Ka shkuar në 548 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, me 9 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë, e cila tha se dje janë kryer 231 teste për COVID-19.

Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit siç shihet edhe në hartën e ilustruar më poshtë, 2 raste janë regjistruar në Kukës, 1 rast në Tiranë, si dhe 1 rast në Fier.

Ministria e Shëndetësisë tha se listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 19 persona, duke e çuar në 302 numrin në total të të shëruarve. Kjo do të thotë se aktualisht në vend janë të infektuar aktivë, 220 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *