Vendosni fjalën kyçe....

Kurbini i shtohet hartës së të infektuarve me koronavirus në Shqipëri


Kurbini i është shtuar hartës së të prekurve me koronavirus në Shqipëri me 2 raste të konfirmuara pas testimeve në gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu numri i Bashkive të prekura me koronavirus në vendin tonë ka shkuar në 20 ku ditën e djeshme u shtua edhe Mallakastra me një rast.

Ndërkohë harta është zgjeruar pas 253 testimeve të kryera në 24 orë në Shkodër me 11 raste, Tiranë 4 raste dhe Krujë 4 raste.

Deri më tani betejën me koronavirusin e kanë fituar 283 persona, ndërsa në spitalet Covid marrin trajtim mjekësor 43 pacientë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *