Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 539 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri, 21 raste të reja


Ka shkuar në 539  numri i të infektuarvve nga koronavirusi në vendin tonë. Gjatë 24 orë e të fundit janë konfirmuar 21 raste të reja.

Përditësimi i të dhënave është bëra nga Insitituti i Shëndetit Publik nëpërmjet dretores Albana Fico.

Deri më tani betejën me koronavirusin e kanë fituar 283 persona ku në 24 orët janë shtuar 6 persona të cilët kanë rezultuar të shëruar nga virusi. 

Harta është zgjeruar me 11 raste në Shkodër, 4 në Tiranë, 4 në Krujë dhe shtohet me 2 raste në Kurbin. 

Aktualisht në dy spitalet Covid, marrin trajtim mjekësor 43 pacientë. 

Deklata e plotë:

Ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste. Deri në këto momente janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë – 245 raste
– Durrës – 42 raste
– Lushnje – 6 raste
– Elbasan – 16 raste
– Fier – 35 raste

– Kavajë – 9 raste
– Rrogozhinë – 4 raste
– Korçë – 19 raste
– Vlorë – 5 raste
– Shkodër – 94 raste
– Lezhë – 14 raste
– Berat – 2 rast
– Has – 13 raste
– Krujë – 11 raste
– Tropojë – 4 raste
– Pukë – 5 raste
– Mirditë – 3 raste
– Kukës – 9 rast
– Mallakastër – 1 rast
– Kurbin – 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *