Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja ndihmon me 1.2 milionë dollarë Shqipërinë për koronavirusin


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të ndihmojnë Shqipërinë me 1.2 milionë dollar, për të fituar përballjen me koronavirusin.

 Lajmin e bën të ditur ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila shkruan në “Twitter” se kjo ndihmë do të shkojë për përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve të reja të infektuar, ekspertët, etj.

Fondi amerikan për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë COVID-19 arrin në 1.2 milionë dollar, duke e çuar në 693 milionë dollarë ndihmën totale të SHBA për Shqipërinë në 20 vitet e fundit. Kjo shumë do të ndihmojë në përgatitjen e sistemeve laboratorike, aktivizimin dhe mbikëqyrjen e rasteve, mbështetjen e ekspertëve teknikë”- shkruan ambasadorja Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *