Vendosni fjalën kyçe....

Ish-europarlamentarja Doris Pack reagon për Teatrin Kombëtar: Veliaj do të bëjë fakt prishjen para vendimit të Kushtetueses


Ish-deputetja e Parlamentit Europian, Doris  Pack ka reaguar për vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar nga Bashkia e Tiranës pas marrjes në pronësi të godinës.

Doris Pack thotë se Veliaj si agjenti i deleguar i Ramës kërkon të bëjë fakt të kryer prishjen e Teatrit para vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Më tej ajo kërkon reagimin e organizatës Europa Nostra.

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi sot të prishë nëpërmjet emailit Teatrin Kombëtar. Veliaj kërkon ta bëjë fakt para se te flasë Gjykata Kushtetuese. Ai kërkon të bëhet agjenti i deleguar i Ramës. Europa Nostra duhet të reagojë”-thuhet në postim.