Vendosni fjalën kyçe....

Ftesë opozitës për bashkëpunim, Bardhi reagon ndaj Ramës: Kërkon të fshihet pas thirrjeve false për të mbuluar dështimin


Pasi kryeministri Edi Rama i shtriu dorën për bashkëpunim opozitës gjatë krizës së koronavirusit, ka ardhur reagimi nga Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Bardhi thekson se Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve false për të mbuluar dështimin në menaxhim, pasi më herët ai ka refuzuar bashkëpunimin me opozitën dhe ndihmën që ajo mund të jepte, madje duke harxhuar kohë dhe energji me sulme ordinere.

Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve fallco për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij. Ai ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin dhe ndihmën konstruktive të opozitës. Madje ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca. Ftesat janë fallco dhe bëhen vetëm për të mbuluar dështimin e tij, që këtë radhë është edhe më i madh dhe i dëmshëm se më parë” – deklaron Bardhi.