Vendosni fjalën kyçe....

400 dollarë për 176 mijë persona, Rama prezanton paketën e dytë për të prekurit nga koronavirusi (Kategoritë që përfitojnë)


Kryeministri Edi Rama në një dalje publike prezantoi paketën e dytë ekonomike në ndihmë të të prekurve nga koronavirusi të cilët nuk u përfshinë nga paketa e parë.

Në këtë paketë do preken 176 mijë individë, ndërsa lajmëroi se nëse zgjat akoma më shumë epidemia, në maj do prezantohet edhe paketa e tretë.

Sot pasi e kemi ndjekur më vëmendje çdo ditë dinamikën në të dyja frontet, edhe luftës për jetën, edhe në frontin e ekonomisë është momenti ta zgjerojmë paketën, sepse në vazhdim deri në fundjavën që shkoi nga e para, plot të tjerë janë goditur dhe me të drejtë kërkojnë dhe meritojnë ndihmë.

Goditjet kanë qenë valë valë, sot kjo paketë do të mbështesë përveç atyre të parëve plot 176 mijë të tjerë, individë dhe të tjerë. Të cilët nuk janë të goditur në të njëjtën kohë dhe nuk i përkasin të njëjtës kategori, për të përballuar këtë 40 ditësh vendimtar deri në fund të majit. Sepse ne besojmë se kurba do të shkojë në ulje dhe do të lëvizim jashtë perimetrit ku jemi sot por me shumë kujdes dhe duke kthimin në punë. Por në do të jemi gati për paketën e tretë mes datave 20-25 maj”-tha Rama.

Kategoritë që do përfitojnë nga pketa e dytë do përfitojnë 40 mijë lekë drejtpërdrejt ku përfshihen ata që kanë humbur punën direkt nga koronavirusi.

“Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve ku thashë përfshihen ata që janë në biznesin e vogël dhe nuk bënin pjesë në paketën e parë 4 miliard lekë dhe çdo individi do i japim 400 dollarë drejtpërdrejt. Po kështu për ata që e kanë humbur punën 66 mijë, do të japim 2.64 mld lekë dhe do ta marrin 400 mijë lekë direkt. Jemi të vetëdijshëm për turizmin, fasonët, dhe të gjitha prodhueset do të krijohet kapital qarkullues. Por para se të vijmë këtu, në listën e atyre që do të ndihmohen direkt janë edhe 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit do të marrin 400 mijë lekë, pra 4 mld dollarë të tjera“-deklaroi kreu i qeverisë.

Për turizmin dhe fasonet do duhet që të përfitojnë nga fondi sovran që këtë herë do ketë një ndarje risku mes shtetit dhe bankave dhe garancia financiare ka volum prej 150 milionë dollarë.

150 mln dollarë garanci sovrane për turizmin dhe fasonët me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave. Qeveria do të marrë përsipër koston e interesit për kreditë. Po ashtu paketa e zgjeruar përcakton se të gjitha sipërmarrjet përjashto, sistemin bankar, telekomunikacionin dhe furnizimit me mall, pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund ti bëjnë pas 30 shtatorit. Për turizmin, fasonët dhe call center dhe bizneset e vogla deri në 14 mln lekë pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit. Paketa do të miratohet brenda 48 orëve dhe shuma do të lëvrohet pas 20 prillit“- tha ai.