Kryeministri Edi Rama në prezantimin e paketës së zgjeruar për përballjen ndaj koronavirusit, i ka kërkuar kreut të opozitës Lulzim Basha që të bashkojë forcat me qeverinë.
Rama ka kërkuar nga Basha për të bashkuar forcat në vijën e zjarrit si edhe që popullit ti flitet me të njëjtin zë.
“Më vjen shumë keq që opozita e ka humbur mundësinë e pjesëmarrjes në këtë luftë. I kam kërkuar kryetarit të opozitës të bashkojë forcat me mua dhe të bashkojë ekspertët në dispozicion qoftë për të rezistuar aty ku është vija e zjarrit qoftë për ekonominë. Përgjigjen e keni dëgjuar të gjithë për akuzat ndaj atyre në vijën e zjarrit, qoftë me recetat imagjinare ekonomike.
Le ti bashkojmë forcat, le t’i diskutojmë hapat në të dyja frontet, le t’i dakordojmë vendimet që marrim, le t’i flasim popullit me një zë për çdo jetë shqiptari që nga Shkodra deri në Vlorë. Unë uroj që ky apel i sinqertë të mos bjerë në vesh të shurdhër. Sapo e kemi kaluar mesin e tunelit dhe vetëm një fije e hollë na ndan drejt daljes ose ecja prapakthehu”-tha Rama.