Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria spanjolle lehtëson masat, rikthen në punë 300 mijë punonjës


300 mijë punonjës në Madrid janë rikthyer në punë pas izolimit total prej rreth dy muajsh.

Qeveria vendosi që të rikthente në punë disa kategori punonjësit si një masë lehtësuese prej virusit korona i cili ka mbërthyer Spanjën duke e kthyer në një nga vatrat më kritike në Evropë.

Punonjësit që merren me ndërtim, fabrika apo që nuk punojnë në shtëpi janë tashmë të lirë të shkojnë në punë kurse për të tjerët vijon ”izolimi”-i strikt si prej dy muajsh.

Spanja këtë javë ka pësuar një rënie të kurbës dhe se numëron 169 mijë e 510 të infektuar, 17 mijë e 614 të vdekur dhe mbi 64 mijë të shëruar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *