Vendosni fjalën kyçe....

Franca zgjat izolimin deri në 11 maj


Në Francë masat ‘e shtrënguara’ kundër koronavirusit do të vazhdojnë deri të hënën 11 maj. Kështu ka njoftuar presidenti francez Emanuel Macron në një mesazh kombëtar këtë mbrëmje në televizion.

Lideri francez ka thënë që është i vetëdijshëm për këtë sforcim, por ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve si ‘mënyra e vetme’ për të penguar shpërndarjen e virusit.

Deri tani numri I viktimave në France ka shkuar në 15 000 në total, 574 vetëm në 24 orët e fundit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *