Vendosni fjalën kyçe....

Kurti ia delegon Ministrisë së Shëndetësisë marrje e vendimeve lidhur me Covid-19


Kryeministri në detyrë i Kosovës ka thënë sot se në vijim vendimet lidhur me Covid-19 do merren nga Ministria e Shëndetësisë.

Kurti ka dalë në një konferencë për shtyp duke theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka lënë kohën e duhur për rishikimin e procedurës së vendimeve të marra, shkruan Koha.

“Ne jemi të përkushtuar të veprojmë para se të bëhet vonë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese na ka lënë kohë për të rishikuar procedurën e vendimeve të marra. Gjykata nuk e ka kontestuar legjitimitetin e masave që kemi marrë por ka konstatuar se të njëjtat duhet të merren nga Ministria e Shëndetësisë. Prej ditës së sotme marrja e vendimeve do të bëhet nga Ministria e Shëndetësisë në konsultim me komunat dhe ministritë e linjës. Vendimet do të merren varësisht nga nevojat që përcaktohen edhe nga ISHKPK.” – tha ndër të tjera ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *