Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen në Greqi Bledar Jambelli e Kristac Leci, të dyshuar si porositësit e vrasjes së Komisarit të policisë Artan Cuku


Dy shqiptarët e arrestuar në Greqi nga policia e vendit fqinj janë Bledar Jambelli e Kristaq Leci, shkruan BW.

Dy personat në fjalë janë në kërkim nga policia shqiptare pasi dyshohet se janë porositësit e vrasjes së Komisarit të policisë Artan Cuku më 8 prill 2017 në Tiranë.

Sipas drejtësisë shqiptare dyshohet se porositën vrasjen e Cukut, vrasje e kryer nga Mikel Shallari në hyrjen e pallatit në ‘Rrugën e Kosovarëve’.

Jambelli e Leci janë ndaluar në Greqi lidhur me përplasjen në zoën e Vulës në 22 janar 2022 ku pas një përplasjeje mes dy grupe shqiptarësh u plagosën pesë persona, tre prej të cilëve me armë zjarri.

Jambelli ishte arrestuar edhe në vitin 2019 në Greqi por asokohe autoritetet e vendit fqinj nuk e lejuan ekstradimin e tij drejt Shqipërisë edhe pse ishte person në kërkim.